Kusari-Lila për rastin tragjik në autostradë: Garat me vetura të ndalohen rreptësisht

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve nga aksidenti i mbrëmshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Deputetja ka thënë se duhet të merren veprime të menjëhershme dhe masa të ashpëra nga organet kompetente për rastin në fjalë.

Ata humbën jetën nga papërgjegjësia e tjerëve deri sa kishin dalë të shikonin garat me vetura të cilat jashtë ligjit ishin organizuar në autostradë. Organizime dhe veprime të ngjajshme, duhet rreptësisht të ndalen dhe masa të ashpëra të ndërmiren menjëherë.

“Lordi, Molosi dhe Nue nuk mund të kthehen më në jetë, por të gjithë duhet angazhuar që jetë tjera të shpëtohen. Ngushëllime familjeve Syla, Bibaj dhe Delija dhe gjithë miqve të djemve të ndjerë!”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.