Kur ëndrra bëhet realitet – Rei Manaj stërvitet me Lionel Messin

Kur Rei Manaj u prezantua te Barcelona, kishte thënë se dëshira e tij e madhe ishte të bashkohej me ekipin e parë të Barcelonës.
Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe vjen lajmi i bujshëm nga Spanja, ku sulmuesi shqiptar është ftuar nga trajneri i Barcelonë, Qiuque Setien në stërvitje të ekipit të parë.Ai sot ishte përkrahë yjeve si Lionel Messi dhe Antoine Griezmann, duke stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.Shumë shpresojnë që futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë të ketë hapësira në ndeshjen e Kupës ndaj Leganesit, pasi sipas mediave spanjolle ai do të jetë pjesë e ekipit.Setien ka marrë edhe katër lojtarë të tjerë nga të rinjtë për t’i pasur në ekip për ditën e nesërme, si Iñaki Peña, Riqui Puig, Collado e Ansu Fati.