Vetëplagoset me armë zjarri një person në Pejë

Një person ka pranuar trajtim mjekësor në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka shtënë me armë zjarri nga pakujdesia është vetëplagosur, dje rreth orës 00:05.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 14 copë gëzhoja. Me vendim të prokurorit  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./