Vdes një person në Deçan, policia dyshon se ka kryer vetëvrasje

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, dje u dërgua një person pa shënja jete.

Sipas policisë, viktima mashkull kosovar, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institut të Mjekësisë Ligjore.

“Deçan 21.01.2022 – 09:40. Raportohet se në QKMF Deçan është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, bazuar në shikimin e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e policisë.