Urologu që qëndroi për 23 ditë në Infektive mposht më në fund COVID-19

Specialisti urolog, Dr. Fahredin Veselaj pas një sfide të gjatë 23 ditore me sëmundjen infektive Covid-19, ka arritur të mposhtë virusin dhe pas një testimi negativ dhe gjendjes së përmirësuar shëndetësore është liruar nga Klinika Infektive QKUK.

Dr. Veselaj, është shprehur mirënjohës ndaj stafit të Klinikës Infektive QKUK, për punën e zellshme dhe të palodhshme përgjatë qëndrimit të tij si pacientë i thjeshtë në Klinikë.

Ai shtoi se ky virus nuk la pasoja vetëm brenda një individi por se kishte prekur e lodhur tërë familjen nga barra e shqetësimit dhe stresit mbi gjendjen e tij shëndetësore ku vie me reagimin ndaj sëmundjes Covid se: “Vjen si një xhyle topi që nuk të sulmon vetëm Ty të sulmon familjën!”.

Ndër të tjera ai ka lavdëruar punën e madhe të kolegëve duke iu drejtuar Prof. Dr. Salih Ahmetit si i dërguar nga Zoti në betejën e ashpër Covid-19.

Postimi i plotë i Dr. Veselaj në rrjetin social Facebook:

Të dashur miq,

Pas një beteje sfiduese me COVID-19, ju njoftoj se sot u lirova nga trajtimi 23 ditor në Klinikën Infektive  në ShSKUK  në Prishtinë në gjendje shumë të përmisuar shëndetësore dhe me test negativ për Covid 19.

Falënderimi i takon Zotit në rend të parë që më mundësoi tani të falënderoj mjekët në Klinikën Infektive Prof dr. Salih Ahmeti , Dr. Sci.Lindita Ajazaj – Berisha, Dr. Valbon Krasniqi, Dr. Murat  Mehmeti, Dr. Blerta Haraqia, Prof. Shemsedin Dreshaj,  Dr. Sci,Izet Sadiku , Dr, Veliu, Dr. Njomza, Dr. Hatixhe, dr . Edmondi…. dhe shumë tjerë , pastaj përsonelin e infermierëve cilët me përkushtim, entuziazëm e profesionalizëm, arritën të menaxhojnë gjendjën time në situata shumë kritike  kur gjendja ime ishte shumë kritike dhe me rrezik jete.   Ata bënë këtë me shumë dashuri e profesionalizëm, përkushtim. Nuk u ndalën, nuk u lodhën, inkurajuan jo vetëm mua por të gjitha ata që patën fatin të jenë të shtrirë në Kl. Infektive.

Puna e profesionale e tyre ishte e koordinuar mire  dhe funksiononte si Simfoni!

Në veçanti falënderoj ekipin e  (Prof.dr.Salih Ahmeti, Dr. Sci. Lindita ,  Dr. Murati , dr. Blerta, dr . Dr. Veliu …. etj ), Dr.Shpejtim Thaqi , Musa Hoxha (pulmolog), Dr. Hamëz Selmani – (kardiolog) që në mënyrë të koordinuar bënë trajtimin tim dhe si dhe shumë e shumë kolegë  nga QKUK dhe  Fakulteti i Mjekësisë të cilët nuk kursyen asgjë që të për të mbrojtur  jetën  ime dhe për tu shëruar nga sëmundja  COVID 19 !

Një falënderim edhe për Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK që kishte siguruar një furnizim të mirë me barrera dhe materiale shpenzuese gati 100% dhe ua mundësuan mjekëve dhe infermierëve realizimin pa vonesë të ofrimit të ndihmës mjekësorë për të gjithë pacientët!

Dua të falënderoj  kolegët nga Klinika e Urologjisë në QKUK dhe Spitalin VITAHOSPITAL  dhe  ELITA + , kolegët nga fushat tjera te mjekësisë , familjën e gjërë, shokët e studimeve,  miqtë e panumërt, kolegët anëkënd vendit e shumë të tjerë  për kujdesin, mbështetjën , ndihmën, kurajon  dhe motivimin.  Bashkarisht ia dolëm.

Një falënderim të veçantë gjithashtu për Bashkëshortës time Fëllanza, që përkundër sëmundjës  së saj  me Covid 19  gjithëmon më qendroi pranë me ditë e netë të tëra!  Pastaj  djemt Fakoni e Dielloni  të cilët më qëndruan pranë dhe nuk u ndanë për asnjë në çast!

COVID 19 është një vrasës që ekplodon brenda trupit, për aq sa mundesh me rezistua. Vetëm e kaluara me momente të bukura të mbanë në me shpresë për jetë duke të ndihmuar të luftosh për të mbijetuar. Covid 19 të tanishmën e ndal vetem në dëshirën për të mbijetuar pasi të sfidon shumë, ndësa të ardhmën tenton  më ta rrënua, shkatërrua dhe mbyt !

Vjen si një xhyle topi që nuk të sulmon vetëm Ty të sulmon familjën!

Por qasja shumë profesiinale, e kujdeshme e koordinuar , me dashuri  nga Prof dr. Salih Ahmeti ( sikur Zoti e ka dërguar në luftë kundër Covid 19  )  dhe e gjithë ekipa e mjekëve infermierëve por edhe e stafit teknik dhe mbështetës në Klinikën Infektive  bënë mrekullirat dhe ua kthyen ëndrrat dhe më mbajtën në jetë mua dhe shumë e shumë pacientë cdo ditë.

Duke qenë vetë mjek specialist , por në spital 100 % pacient dhe nga pozicioni i pacientit  të shtrirë në shtrat mbeta i  mahnitur me përkushtimin e personelit infermieror të Klinikës Infektive  me aq  përkushtim, profesionalizëm, dashuri, vetëmohim , komunikim të mirë me pacient , raportim me kohë të mjekët kujdestarë. Vërtetë edhe ata  punonin si misionar.

Në këtë mision përveq mjekëve dhe infermierëve  ishin të përfshirë edhe punëtorët teknik, bocmenët,  servuesit e ushqimit, punëtorët ndihmës dhe sigurimi që sakrifikojnë vetën dhe familjet vetëm e vetëm të ofrojnë ndihmë për pacientët me Covid 19.

Vërtetë e gjithë kjo strukturë nga Mjeku specialistë deri te punëtori ndihmës janë Herojt e luftës së sotme kundër Covid 19.

Duke qenë ish mjek i UÇK , më kujtonte luftën kur pas luftimeve na sjellnin të plagosurit vërehej një mobilizim i papapare. Ishte kohë lufte!

Dhe në Klinikën Infektive vërtet bëhet luftë kundër Covid 19.

Këtu tashmë egzistojnë protokolet  e trajtimit të Covid 19, këtu është përvoja , këtu janë sukset  besoj ndër më të mirat në Europë, Për këtë u binda gjatë qëndrimit tim gati një mujor për trajtim në Klinikën Infektive.

Virusi është vrasës!

Mbaj maskë, mbaj distancë fizike, dezinfektohu, Respekto vendimet e IKShPK!

Keni simtome konsultoni mjekun.

Jeni  me PCR test pozitiv konsiltoni Infektologun.

Mos u vono në trajtim.

I juaji,

Fahredin Veselaj