Merkel e vendosur: Jo vaksinim të detyrueshëm

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se nëse më shumë se 50% e popullatës në Gjermani nuk vaksinohet, atëherë do të detyrohen ta mbajnë më gjatë maskën,

Vaksina është kthyer në temë qendrore debati në Gjermani, si dhe këtë çështje qeveria federale duhet ta zgjidhë sa më parë.

Për këtë çështje, kancelarja pritet të diskutojnë me krerët e kompanisë së BioNTech, që kanë zhvilluar së bashku me Pfizerin vaksinën antiCOVID, si dhe ata të EMA-s, agjencia europiane e medikamenteve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Merkel e bëri të qartë se ekzekutivi “nuk ka ndërmend ta bëjë vaksinën të detyrueshme”, edhe pse ministri i shëndetësisë njoftoi se do të hartojë një rregullore mbi prioritetet e vaksinimit në Gjermani.

“Objektivi do të jetë ai i vaksinimit fillimisht të personave më të rrezikuar dhe punonjësve shëndetësorë. Por ndërkohë, objektivi i Gjermanisë është të arrihet një lloj imunizimi i masës përmes vaksinimit të të paktën “65-70% të popullsisë”.

Por, Merkel i mëshoi idesë së nëse 40 apo 50% e gjermanëve nuk pranojnë të vaksinohen, epidemia e bashkë, edhe masat antiCOVID, do të zgjasin.

Ndryshe, Gjermania shënoi brenda 24 orësh 952 vdekje nga koronavirusi, çka e dëshmon qartë seriozitetin e situatës, pasi shifra më e lartë e jetëve të humbura deri tani ishte  598 vetë.