Më 14 maj do të kujtohet heroi Mehedin Morina në 26 vjetorin e rënies

Nën përkujdesjen e Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, Dega në Klinë dhe Rahovec organizohen homazhe në 26 vjetorin e rënies heroike të Heroit të Kombit, Mehedin Abdullah Morina nga Gllareva.

Homazhet mbahen me datë 14.05.2024 në Varrezat e Dëshmorëve në Klinë në ora 11:00 dhe në Gexhë të Rahovecit në ora 12:00 tek vendi i rënies dhe te busti në Shkollën Fillore.