Një sukses i jashtëzakonshëm që vulosi një sezon plot sfida dhe dëshmon forcën e karakterit dhe vendosmërinë tuaj.
Pas një gare të fortë për titullin e kampionit, ku epilogu i kampionatit u vendos vetëm në ndeshjen e fundit ndaj KFF Mitrovicës, arritët të ktheheni fuqishëm pikërisht ndaj të njëjtit rival, duke triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës dhe duke shkruar një kapitull të ri në historinë e klubit tuaj.
Ndeshja finale e Kupës së Kosovës shfaqi rivalitet të skajshëm dhe përplot emocione, ku as 120 minuta lojë nuk dhanë fitues (1:1). Ishin penalltitë ato që e bën diferencën (6:5), duke vulosur një sezon të jashtëzakonshëm për ju.
Ky trofe është dëshmi e punës dhe përkushtimit të vajzave të jashtëzakonshme, stafit teknik dhe gjithë klubit, që me profesionalizëm e besim nuk u dorëzuan, por luftuan deri në fund që sezonin ta mbyllin me trofe.
Urime për këtë moment historik dhe për trofeun që i jep krenari qytetit të Klinës dhe gjithë bashkëqytetarëve tuaj.
Suksese të mëtejshme! 👏💚