Plagoset një person në Pejë, të përfshirë në rast edhe nëntë të tjerë

Një i mitur së bashku me nëntë persona të tjerë janë përfshirë në një rast për therjen e një personi.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa të tjerët ndodhen në arrati.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 02.07.2020-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i mitur nën dyshimin se i njëjti  së bashku me nëntë persona tjerë të dyshuar kishte qenë i përfshirë  në  rast ku  viktima mashkull  kosovar i mitur ishte sulmuar fizikisht dhe ishte goditë me ndonjë mjet të mprehtë – thikë,  i cili  si pasojë e kësaj  kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. /