QKMF në Klinë merr mirënjohje për kontribut dhe angazhim gjatë pandemisë COVID-19

QKMF- ja në Klinë përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se sot në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Oda e Mjekëve të Kosovës ka vazhduar organizimin e ndarjes së mirënjohjeve për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër COVID-19.

“Sipas organizimit sot mirënjohjet janë ndarë poashtu edhe për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, pêr kontributin dhe angazhimin pergjatë pandemise Covid 19.
Mirënjohjen në emer te QKMF-së e pranoi Drejtori Dr.Anton Shllaku.
Falënderojmë Oden e Mjekeve të Kosovês”, thuhet në postim.