U përmbyll me sukses edicioni i radhës i ‘Camping Fest’

Të dashur miq, artistë, pjesëmarrës dhe të gjithë ju që ishit pjesë e këtij festivali të veçantë,

U përmbyll një kapitull me sukses në Kullën e Bekë Sylë Millakut, festivali kulturorë “Camping Fest”, një ngjarje që na bashkoi në natyrë, në art, në kulturë dhe mbi të gjitha – në zemër. Gjatë këtyre ditëve ndamë emocione, krijuam kujtime dhe forcuam miqësi të reja që do të zgjasin gjatë.

Fjalën përshëndetëse e mori Kryetari i Komunës Prof. Dr. Zenun Elezaj, Drejtori i ArtEkos Adriatik Vishaj, udhëheqësja e atistëve nga Polonia Katarzyna Roslon- Mazgaj, Kuratori Prof i Fakultetit të Arteve Xhevdet Pantin i cili e shpalli të hapur ekspoziten e kolonisë ndërkombëtare të artistëve.

Para publikut u lëxuanë edhe poezi nga poetët pjesëmarrës nga Skenderaj, Drenasi dhe Klina.
Programi në mënyrë briliante në ambientët e para Kullës në një sofër tradicionale e përgaditur enkas nga sofra e plakut tradicional Ismet Krasniqi zhe rapsodët të cilët i argëtuan piblikun më këngë tradicionale.

Në fund u shtrua trueza nga gastronomia ku u shërbyën të gjithë pjesëmarrësit.

Falënderojmë të gjithë artistët, vendas e ndërkombëtarë, që sollën shpirtin e tyre krijues dhe e ndriçuan këtë festival me punën e tyre. Një falënderim i veçantë për miqtë tanë nga Polonia për bashkëpunimin, energjinë dhe frymëzimin që sollën mes nesh.

Falënderojmë organizatorët, vullnetarët, partnerët Komunën dhe bizneset që ndihmuan në kto 6 ditë me radhë dhe të gjithë ata që kontribuan që ky festival të realizohet me sukses. Mirënjohje për komunën e Klinës për përkrahjen dhe për mikpritjen e ngrohtë që e bënë këtë ngjarje edhe më të veçantë.

Le të largohemi nga ky festival me zemrat plotë me frymëzim të ri dhe me shpresën që “Camping Fest” do të na bashkojë sërish vitin e ardhshëm me edhe më shumë krijimtari dhe energji pozitive.

Faleminderit të gjithëve posaqërisht familjën Millaku trashigitarët e Kullës, mediat Klina info dhe Drini tv, Rtk dhe Atv që ishin bashkë me neve dhe mirë u pafshim në edicionin e ardhshëm me plotë supriza të reja. Moderatore: Beatrise Culaj