Bjellorusia urdhëron ushtrinë për të hyrë në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka lëshuar një njoftim të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i cili njofton se tashmë shteti i tyre fqinj Bjellorusia, ka urdhëruar trupat e veta ushtarake të hyjnë në Ukrainë.

Sipas njoftimit 38 njësi parashutiste të sulmit, janë pozicionuar në pyjet matanë kufirit me Ukrainën dhe se urdhri do të bëhet publik vetëm pasi trupat të kenë hyrë në brendësi të territorit ukrainas.

Në këtë njoftim po ashtu thuhet se shumë nga trupat bjelloruse, janë treguar të gatshme të ndërpresin kontratat e tyre të cilat edhe ashtu skadojnë në maj, duke treguar kështu se morali i bjellorusëve është i ulët, ngase ata nuk po duan ta luajnë rolin e mercenarëve rus.