Tetë pacientë që po trajtohen për COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se aktualisht për koronavirus janë duke u trajtuar 37 pacientë.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: një është në respirator, 23 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore,

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit spitali ka njoftuar për shërimin e një pacienti nga ky virus.

Tutje, spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë qënë 12 lindje, kanë lindur 7 foshnje të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Gjithashtu në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 613 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

60 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

378 persona kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4 mijë e 199 analiza, ndërsa janë kryer 12 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 289 shërbime Radiologjike dhe atë 185 Rëntgen, 81 Eho dhe 23 Ct-ja