Aro Muric stërvit me skuadrën e re, zyrtarizimi vetëm çështje formale

Portieri kosovar, Arijanet Muric, ka nisur stërvitjet me skuadrën e tij të re.
Muric pritet të zyrtarizohet te skuadra e Girona në Spanjë orët në vijim, ku edhe pritet të ketë minuta në dispozicion.L’Esportiu raporton se 21-vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe dje ka stërvitur bashkë me shokët e ri të skuadrës.

Muric do të shkojë te Girona në formë huazimi, pasi Man City nuk ishin gati ta shesin kartonin e tij këtë merkato.

Paraprakisht, portieri nga Rozhaja ishte huazuar te Nottingham Forest ku nuk pati aventurë të mirë.