Tym e flakë në fshatin Dacaj të Rozhajës, aromë shkrumi edhe në Pejë

Tymi dhe flakë ka kapluar fshatin Dacaj të Rozhajës.

Klina 7nfo ka siguruar disa pamje, ndonëse ende nuk dihen arsyet e zjarrit.

Ndryshe, erëra jashtëzakonisht të fuqishme kanë përfshirë disa nga qytetet e Kosovës, ku në disa zona pritet të arrijë deri në 110 km/h.

Ekspertët thonë se erërat kanë ardhur si pasojë e ndryshimeve të mëdha në zonat e presionit, midis asaj të ulët në veri të rajonit dhe asaj të lartë në jug./