Derisa po lëvizte me veturë në Drenas, dikush ia shpërtheu gomat me armë zjarri

Një person është ankuar në polici, pasi që më datën 21 mars, derisa kishte qenë duke lëvizur me veturë në fshatin Korroticë e Lartë të Drenasit, dikush ia ka shpërthyer gomat me armë zjarri.

Sipas policisë, brenda një gome është gjetur një predhë e armës, njofton Klan Kosova.

“Korroticë e Lartë, Gllogoc 21.03.2023-10:00.  Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje, pas disa të shtënave të dëgjuara ka vërejtur se i janë dëmtuar dy gomat e veturës. Brenda një gome është gjetur një predhë e armës. Rasti në procedurë hetimore”.