ORËT E KOALICIONIT, POROSIA E VJOSA OSMANI PËRMES VARGJEVE TË JUSUF GËRVALLES

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me gjasë kryetarja e re e Kuvendit, Vjosa Osmani përmes në statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar një porosi duke cituar fjalët e Jusuf Gërvallës.

““Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.

Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”-Jusuf Gërvalla-“, ka shkruar Vjosa Osmani.

Glauk Konjufca është bërë “kurban” i koalicionit në mes të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ai ka dhënë sot dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Konjufca ka vendosur të heq dorë nga egoja për të mirë të vendit, për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re, shkruan Gazeta Insajderi.

Këtë vendim, Konjufca ia ka kumtuar liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe strukturave të partisë derisa dorëheqjen pritet ta bëjë publike sonte ose nesër,