“ShBA nuk ka mik më të mirë se Kosovën”, Konjufca takohet me kongresistin amerikan, Torres

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se gjatë vizitës në ShBA ka takuar kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës, Ritchie Torres.

I pari i Kuvendit ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe ShBA-së.

Konjufca e ka cituar Torres se “ShBA nuk ka mik më të mirë se Kosovën” dhe as “Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se ShBA-të”.

Postimi i plotë:

Përherë kënaqësi ta takoj Kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës e shqiptarëve, z.Ritchie Torres.

Gjatë takimit të ngrohtë diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në.

Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thank You Ritchie!