Italia bëhet shteti i gjashtë me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19

Italia ka regjistruar 630 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Autoritetet njoftojnë se ky shtet tashmë ka tejkaluar shifrën e 50 mijë të vdekurve që nga fillimi i pandemisë, duke u renditur si shteti i gjashtë me vdekshmërinë më të lartë në botë, raporton KOHA.

Gjatë 24 orëve gjithashtu janë regjistruar edhe 22 mijë e 930 persona të infektuar me COVID-19