Trusti del me sqarim në lidhje me tërheqjen e 10 përqindëshit

Fondi Kursimeve Pensionale-Trusti ka dalë me një sqarim sot lidhur me çështjen e 10 për qind të tërheqjes së kursimeve pensionale nga kontribuuesit.

Sipas tyre, ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10 për qind të mjeteve.

“Këto ditë kemi një fluks të madh të mesazheve dhe vizitave për çështjen e 10%-shit, që është deklaruar nga Qeveria e Kosovës se do t’iu lejohet kontribuuesve t’i tërheqin nga Trusti. Ju njoftojmë se nuk ka ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheqë mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ky institucion ka kërkuar nga kontribut-paguesit të shmangin vizitat në zyrat e Trustit për çështjen e 10%-shit, pasi kështu po vështirësohet shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19