Izolohet prokurori që po e heton rastin e vrasjes së 17-vjeçares nga Peja

Prokurori nga Peja që po e heton rastin e vrasjes së 17-vjeçares nga fshati Vitomericë, është futur në vetizolim. E gjithë kjo, pasi që pas bërjes së obduksionit në trupin e viktimës, mjekët i kanë bërë edhe analizën e Covid-19, me ç’rast ka rezultuar pozitive.

Lajmin se Prokurori gjendet në vetizolim e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori nga Peja që po e heton rastin e vrasjes së 17-vjecares në Vitomericë, eshte futur ne vetizolim. E gjithe kjo, pasi që pas bërjes së obduksionit në trupin e pajetë se 17-vjeçares, mjekët i kanë berë edhe analizën e Covid-19 ku ajo ka rezuktuar pozitiv, e prokurori në fjalë kishte qenë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Nikçi.

Ndryshe, hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar nga ana e Policisë së Kosovës.

Gazeta Express merr vesh se 17-vjecarja kishte pasur një plumb në trupin e saj të cilin dyshohet se e kishteë gjuajtur 58-vjecari nga Vitomerica i cili pas kryerjes së këtij akti, ka vrarë edhe vetën me një plumb në kokë.

Vëllai i viktimës, Bajrami, ka treguar se (R.B, 58-vjeçari), personi i dyshuar për vrasjen e 17-vjeçares (A.R), kishe pak ditë që kishte ardhë nga Gjermania për në Kosovë.

Sipas, Bajramit, vëllait të 17-vjeçares, i dyshuari për vrasjen e motrës së tij, 58-vjeçari me dhunë në ora 04:30 të mëngjesit kishte hyrë në shtëpinë e tyre dhe e kishte marrë 17-vjeçaren ku pastaj e kishte dërguar atë në një shtëpi tjetër.