Rast i rëndë në Deçan: Një burrë varet në litar për shkak të fajdesë, e shpëton familjari në momentet e fundit

Një burrë ka tentuar të bëjë vetëvrasje në Irzniq të Deçanit mesnatën e së dielës.

Siç ka raportuar sot portali Indeksonline, vurri me inicialet I.D. është varur në litar në shtëpinë e tij. Motivi? Një borxh i fajdesë.

Para se të kryente aktin, deçanasi i ka lënë një amanet një familjari që ndodhet në një shtet të huaj. Me të pranuar mesazhin, mërgimtari ka njoftuar familjarët për aktin e tij.

Një nga familjarët ka arritur të gjej të varur në litar qytetarin në fjalë duke e shpëtuar nga vdekja në momentet e fundit të jetës. I njëjti është dërguar në spital dhe po trajtohet nga plagët e marra, shkruan Indeksonline.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova, ka thënë se rasti është denoncuar mesnatën e së dielës. Ka thënë se personi është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku është duke u trajtuar.

“Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si vetvrasje në tentativë”, tha Rugova.