Trump konfirmon pjesëmarrjen në takimin Hoti – Vucic

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet takimi i dytë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Delegacioni i Kosovës do të takohet me atë të Serbisë ku pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh,

Sipas disa njoftimeve është raportuar se mund të nënshkruhet edhe njohja reciproke, ku Serbia do ta pranoj përfundimisht Pavarësinë e Kosovës.

Në këtë takim është konfirmuar edhe pjesëmarrja e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në agjendën e numrit një të SHBA, shihet që në ora 11:00 (me kohën amerikane), Trump do të jetë në takimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo i forcon edhe më shumë zërat e marrëveshjes, pasi që Trump ka thënë se do të marrë pjesë vetëm nëse ka marrëveshje dy palëshe.