Tragjedi në Skënderaj: Vdes një person pas shembjes së dheut

Dy persona janë zënë nga shembja e dheut dje në Kopiliq të Epërm të Skënderajt. Njëri nga ta ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është lënduar
Sipas Policisë i ndjeri dhe i lënduari ishin duke punuar në një kompani private duke kryer një kanal të ujërave të zeza
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion