Vetëvendosje e Pejës thotë se ja mori LDK-së 45 anëtarë në Kosuriq

Qendra e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë, ka zhvilluar aktivitet anëtarësimi në fshation Kosuriq të Pejës.

Berat Ganiqi – Zyrtar Ligjor i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ dhe aktivist i Qendrës në Pejë ka deklaruar se në këtë fshat 45 banorë, anëtarë të LDK-së i janë bashkuar subjektit të tij politik.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Deputeti i VV-së Rexhep Selimi

Lajmin, Ganiqi dhe VV e kanë bërë të ditur mbrëmë në facebook.

“Sonte edhe zyrtarisht na u bashkuan 45 banorë të fshatit Kosuriq komuna e Pejës në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Që të gjithë ish anëtarë të LDK-së në Pejë.”-shkruan Ganiqi i VV-së.

Ditë më parë, në një aktivitet në Pejë, ku mori pjesë edhe Kryetari i VV-së Albin Kurti, këtij subjekti ju bashkuan edhe 12 mjekë të njohur./