Tragjedi në Mal të Zi, babai vret vajzën dy vjeçare dhe më pas edhe veten, trupat gjenden në shtëpi nga kryefamiljari

Mbrëmë, në afërsi të Nikshiqit në Mal të Zi, ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme. Sipas mediave lokale. Z.D, pasi ishte grindur me gruan e tij, kishte marrë vajzën e tij dy vjeçare dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Siç raportohet, ai kishte vrarë vajzën e tij dhe më pas kishte kryer vetëvrasje.

Siç raporton Pink.rs, trupat e babait dhe vajzës u gjetën në Golija, rreth 50 kilometra larg Nikshiqit.

Në polici rastin e kishte njoftuar babai i Z.D, i cili kishte treguar se në shtëpi ka gjetur trupat e pajetë të djalit dhe mbesës, në qytetin Golija rreth 50 kilometra larg Nikshiqit.

Oficerët e policisë dhe ekipi i Shërbimit Mjekësor të Urgjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje, të cilët konfirmuan vdekjen e të dy personave.

Hetimi në vendngjarje është duke vazhduar dhe po drejtohet nga prokurori shtetëror i Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë.

Masat dhe veprimet policore dhe prokuroriale të ndërmarra deri më tani tregojnë dyshimin se Z.D. ka kryer vrasjen e një fëmije, pas së cilës ka kryer vetëvrasje, duke përdorur armë zjarri