Tifozët/ Eskalon situtata në ndeshjen Rahoveci- Trepça, tifozët hynë brenda në fushë

Ka eskaluar situata në ndeshjen e basketbollit, Rahoveci-Trepça, që është në kuadër të Kupës së Kosovës.

Disa tifozë kanë hyrë brenda në palestër dhe e kanë ndërprerë ndeshjen për disa minuta.

Ndeshja është drejt përfundimit dhe rezultati momental është 82:82.

Pak minuta më parë ‘Gazeta Sinjali’ raportoi se forca shtesë janë nisur drejt palestrës për të kontrolluar masën.