Thaçi viziton gratë e Krushës së Madhe: Nuk u dorëzuat asnjëherë për ndërtimin e jetës së re

Presidenti Hashim Thaçi ka qëndruar sot në Krushë të Madhe, në fshatin ku forcat serbe vranë 240 shqiptarë.

“Në Krushë të Madhe, aty ku forcat serbe vranë 240 civilë të pafajshëm në një prej masakrave më të mëdha. Gratë e Krushës janë simbol i mbijetesës dhe i forcës për t’u ringritur nga hiri i luftës, me humbje shumë të mëdha në njerëz, duke mos u dorëzuar asnjëherë për ndërtimin e jetës së re”, ka thënë Thaçi gjatë kësaj vizite.

Thaçi, javën e kaluar u intervistua për katër ditë rresht nga Prokuroria Speciale në Hagë. Pas kthimit, ai tha se beson që nuk do të ketë aktakuzë ndaj tij. /