Thaçi e Lushtaku kalojnë fundjaven në Prekaz

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, janë takuar për qejf në Prekaz.

Këtë e bëri të ditur vetë Lushtaku nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku tregoi se shoqërohen edhe nga miq të tjerë, njofton Klan Kosova.

“Sot në Prekaz, një ndejë për qejfi së bashku me Presidentin Hashim Thaçi, e me miq të tjerë. Fundjavë të këndshme për të gjithë!”, ka shkruar Lushtaku.