Tërhiqet shorti i Superligës në futboll, ja ndeshjet e javës së parë

Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të Superligës. Fillimisht të pranishmit në emër të KE të FFK-së dhe Komisionit të Garave i ka përshëndetur kryetari i këtij komisioni, Abdyl Bellopoja, i cili i uroi klubet për një kampionat të suksesshëm si dhe i njoftoi përfaqësuesit e klubeve për procedurat e shortit. Ndërkohë, pas tërheqjes së shortit u caktuan edhe çiftet e javës së parë, në të cilën do të takohen: