Haradinaj pajton familjet Kadrijaj dhe Ademaj në Pejë

Nën ndërmjetësimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, janë pajtuar familjet Kadrijaj dhe Ademaj në Pejë.

Teksa zgjatën dorën e pajtimit, Armend Ademaj vëllai i të ndjerit, Astrit Ademaj u shpreh: “Përhajër na koftë dy parve. Ishalla tash e mas për hir të fëmijëve me vazhdu mirë e mbarë“.

Kurse nga familja e të ndjerit, Blerand Kadrijaj thanë: “Dhashtë Zoti kurrë mos u përsërit. Amin“.

Kujtojmë që në mbrëmjen e 8 shtatorit të vitit 2021 u vranë Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017 nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj.