Stoltenberg: Sulmi i 24 shtatorit është një dëshmi se konflikti mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se sulmi i 24-shtatorit ishte një shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor.

“Ne kishim një diskutim të rendësishëm rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në shtator ne pamë një sulm serioz në veri të Kosovës”, tha Stoltenberg.

“Në maj ushtarët e KFOR-it u sulmuan. 93 ushtarë u lënduan rëndë dhe disa prej tyre edhe me rrezik për jetë”, tha i pari i NATO-s.

Stoltenberg tha se aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.