Kjo është gjendja shëndetësore e të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë

50 persona të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Nga 780 persona që janë të infektuar me koronavirus në Kosovë, 50 prej tyre i janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të QKUK-së, 40 janë në gjendje stabile, 9 persona janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq një pacient është në gjendje kritike dhe është duke u trajtuar në mjekim intensiv dhe është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive, shkruan lajmi.net.

Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 780 persona të prekur me COVID-19, 201 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 28.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurëve me Covid -19, është si vijon:

40 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot, nga klinika lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.

Raport i hartuar nga

Dr Sadije Namani, specialiste-infektologe.