Specialja konfirmon bastisjet tek Blerim Shala dhe Bashkim Smakaj

Prokuroria e Dhomave të Specializuara e ka konfirmuar operacionin e bastisjeve që po zhvillohet në Kosovë, tek shtëpitë e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt.

Zëdhënësi Cristopher Bennett, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se operacioni po mbështetet nga policia e Kosovës dhe EULEX-it.

“Operacioni po vazhdon”, tha ai për Klankosova.tv