Ia dha 5 mijë euro e ia kërkoi 15 mijë – arrestohet i dyshuari për fajde në Pejë

Në Pejë, policia ka marrë një raportim lidhur me një rast të fajdesë.

Një i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se i kishte dhënë para me fajde rreth 5,000 euro viktimës mashkull.

Pas kësaj, fajdexhiu i dyshuar ka kërkuar nga viktima plot 15,000 euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.