Zhduket një 18-vjeçare në Prizren, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj

Një 18 vjeçare raportohet të jetë zhdukur në Prizren.

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj.

“Personi i zhdukur është: GENTA (Fejzi) BERISHA e lindur me 09.07.2005 në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 355-Drejtoria Rajonale Prizren
– E-mail adresa: [email protected].