Masat antiCOVID/ KF Dukagjini nesër ndeshet me Prishtinën, në shitje veç 200 bileta

KF Dukagjini përmes një njoftimi në faqen zyrtare FB ka njoftuar të gjithë dashamirësit e futbollit që ndeshja e javës së pestë, e që zhvillohet nesër (e diel) nga ora 15:00 ndaj Prishtinës për shkak të kufizimit me 5% te kapacitetit, për shitje janë vetëm 200bileta.

“Biletat shitën tek stadiumi nga ora 13:00 – 14:30. Njëkohësisht kërkojmë te respektohen masat anti-covid (maskat dhe distanca). Gjithashtu kërkojmë falje dhe njëherit edhe mirëkuptim”, shkruhet në njoftim.

#FORCADUKAGJIN
#kfdnjedashurieperjetëshme