Sot shënohet katërvjetori i ndarjes nga jeta i veprimtares dhe gazetares Valdet Berisha, nga fshati Gjurgjevik i Madh i Klinës, e cila la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të çështjes kombëtare dhe informimit të lirë.
Valdet Berisha ishte ish-ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas veproi në fushën e gazetarisë në disa media të njohura.
Ajo dha kontribut të madh në RTV“Duakagjini” dhe ishte zë i fuqishëm i drejtësisë, dinjitetit dhe të vërtetës në Kosovën pasluftës.
Përveç angazhimit të saj në gazetari, Valdet Berisha ishte figurë e respektuar dhe model i rrallë për gratë dhe të rinjtë që synojnë të japin kontribut në çështjet madhore të vendit.
Valdet Berisha ndërroi jetë në moshë të re si pasojë e një sëmundjeje, por kujtimi për të mbetet i gjallë te familjarët, bashkëluftëtarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën nga afër veprën dhe angazhimin e saj./Klina info