Sokol Bashota: Më 9 nëntor votoni për një qeverisje që punon në krah të qytetarëve

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 9 nëntor të votojnë për një qeverisje që, siç tha ai, “punon në krah të qytetarëve dhe dëgjon zërin e secilit”.

Në deklaratën e tij, Bashota theksoi se prioritetet e tij do të jenë investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik. Ai shtoi se qeverisja e tij do të jetë e përkushtuar për mirëqenien e çdo familjeje, për mbështetjen e të rinjve dhe përkrahjen e fermerëve.

“Votoni për qeverisje që kujdeset për çdo familje, ndihmon të rinjtë dhe mbështet fermerët. Votoni për qeverisje që e sheh të ardhmen me besim e vizion,” deklaroi Bashota.

Ai u zotua se PDK-ja në Klinë do të sjellë një model të ri qeverisjeje lokale, të bazuar në transparencë, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm.