Haradinaj në Kaçanik: Si President do ta mbështes Qeverinë në të gjitha temat në interesë për vendin

Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj sot vizitoi Kaçanikun.

Gjatë mbajtjes së fjalimit atje, Haradinaj tha se sigurimi i arsimimit më të mirë, kujdesit shëndetësorë dhe zhvillimit të përshpejtuar ekonomik do jetë agjenda e Aleancës në qeverinë e ardhshme.

“Sot në Kaçanik, u zotova se si President do të mbështesë qeverinë në reformat e nevojshme dhe do ta shtyjë Kosovën përpara drejt njohjes së plotë ndërkombëtare, anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE”, tha Haradinaj.