Italianja e infektuar me koronavirus në Kosovë ishte me 500 gra në një aheng

Tashmë edhe zyrtarisht janë konfirmuar 3 raste të infektimit të koronavirusit në Republikën e Kosovës.

Njëri prej të infektuarve, ishte edhe një shtetase italiane, punonjës në “Caritas”.

Indeksonline mëson se para një javë, saktësisht me 8 mars, ishte në një ndejë me mbi 500 gra kosovare.

Ky organizim ishte mbajtur në fshatin Zllakuqan, afër Leskocit.

Ndryshe, për personin tjetër të infektuar, 77 vjeçarin nga Vitia, u raportua se kishte marrë pjesë në në meshë dhe në një dasmë dhe ka shkuar nëpër restorante dhe vizita familjare.