Situata me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 9 pacientë në gjendje të rëndë

Spitali Rajonal i Pejës ka njoftuar se 67 pacientë janë duke u trajtuar si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas njoftimit të spitalit, 9 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

“3 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19. Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 47 pacientë janë me oksigjenoterapi ndërsa nga këta, 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në respiratorë (CPAP)”, thuhet në njoftim.