Tre persona të lënduar nga një vetaksident në dalje të Klinës, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në dalje të Klinës,

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e kushteve atmosferike.

“Një vetaksident ka ndodhur në dalje të Klinës, në drejtim të Gurrakocit si pasojë e rrëshqitjes së veturës për shkak të kushteve atmosferike”, tha Gashi.

Po ashtu, Gashi bëri të ditur se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë kurse dy personat tjerë kanë lëndime më të lehta trupore.

“Ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona, por një person është në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës”, tha ndër të tjera Gashi.