Ferat Shala: Njerëzit e suksesshem janë përkrahës të PDK’së

Kandidati pëe deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, është shprehur se njerëzit e suksesshëm janë përkrahës të kësaj partie.

Shala, gjithashtu ka shtuar se PDK i mbështet njerëzit e suksesshëm të Kosovës.

Këto deklarata ai i ka bërë pas takimit që ka pasur me Agim Krasniqin.

“Takim i përzemërt me Agim Kastratin, ndërmarrësin e suksesshëm, dashamirësin dhe mbështetësin e jetës sonë sportive.

Agimi, po ashtu, është edhe njëri prej aktivistëve të palodhur të Partisë Demokratike të Kosovës në rajonin e Drenicës.

Njerëzit e suksesshëm janë përkrahës të PDK-së, ashtu siç është edhe PDK-ja mbështetëse e njerëzve të suksesshëm të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Shala garon në listën e PDK’së me numrin 14.

SHARE