PDK-Dega në Klinë, mbajti takim me strukturat udhëheqëse të saj në prag të zgjedhjeve të përgjithshme

PDK në Klinë po përgatitet për zgjedhjet e 14 shkurtit

Sot kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxha, ka vizituar Klinën dhe është takuar me krerët e kësaj partie në Klinë. Të ditur e bëri PDK, dega në Klinë

Partia Demokratike e Kosovës- Dega në Klinë, mbajti takim me strukturat udhëheqëse të saj në prag të zgjedhjeve të përgjithshme (të jashtëzakonshme e të parakohshme, si rezultat i qeverive të dobëta që patëm nga zgjedhjet e mëparshme).

Kryetari i PDK-së, Dega në Klinë, z. Sokol Bashota theksoi se çdo vlerësim, çdo falënderim dhe mirënjohje që keni për të mirat që i sollën Kosovës, në luftë e në liri, nga Çlirimi e deri te Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, por edhe gjatë kohës sa ishim në opozitë, duke vlerësuar e miratuar çdo gjë që ishte në të mirë të Shtetit e të qytetarëve të Republikës së Kosovës, POR, edhe për të nderuar dinjitetin tuaj, shtetin tuaj dhe për të qenë fitues gjithë qytetarët e Kosovës, më 14 shkurt 2021 votoni PARTINË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS dhe Kandidatin e saj për kryeministër, z. Enver Hoxhaj.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër z. Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë, i cili ndër të tjera pohoi se,
Partia Demokratike e Kosovës nuk është fomuar nga adoleshentë, as nga njerëz të rrugëve, por nga njerëzit më eminentë të Kosovës, nga njerëzit e edukuar në frymën patriotike e atdhetare, duke i dalë në mbrotje Kosovës edhe me flijimin e jetës së tyre dhe si të tillë, kurorëzuan kauzën e kahmotshme të tyre më 17 Shkurt të 2008-ës, duke shpallur Kosovën Shtet të Pavarur dhe Demokratik.
Kështu, kjo parti dhe njerëzit e saj kanë qenë domosdoshmëri për t’i dhënë vulë çdo procesi të vështirë që pati Kosova, si gjatë kohës sa ishim në Pozitë, po ashtu edhe si Opozitë, madje duke i ndihmuar e duke i kryer punët çdo qeverie të dobët, që pati vendi, pas nesh.
Ndaj mos lejoni që Partitë që nuk kanë fuqi, as njohuri e as miq, të luajnë me vendin tonë, por nderoni veten tuaj, emrat më eminentë të kësaj partie, si z. Thaçi e z. Veseli, e secilin veprimtar të çështjes kombëtare duke mbështetur PDK-në, që të udhëheqë vendin, ngase vetëm me PDK-në në Pushtet, Kosovës i kthehet dinjiteti, sepse ne ndërtuam themelet dhe shtetin tonë, por kemi edhe kulmin për t’ia vendosur, gjë të cilën duhej ta bënin qeveritë e deritanishme, por as këtë nuk patën fuqinë ta bënin, ndaj për t’i vënë kulmin Shtetit tonë të shenjtë ( shtëpisë sonë të përbashkët) na duhet edhe ndihma juaj, e cila është e vetmja fuqi që ndihmon përfundimin e punës sonë shumëvjeçare për shtet funksional dhe demokratik.

Mungesën e liderëve të Luftës dhe të Paqës si: z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, Partia Demokratike e Kosovës do ta kthejë në energji të fitores së madhe.
Në këtë takim u konfirmua fryma e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës.
PDK si Parti shtetformuese dhe shtetndërtuese do të ketë emrat me të spikatur të personaliteteve të duhura për të bërë listën më të mirë për deputet të ardhshëm në Kuvendin e

Republikës së Kosovës.
Kësisoj do të ketë edhe programin më të mirë qeverisës, prandaj do të fitojë dhe do të udheheqë me qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës.