Shqipëria luan sot ‘finalen’ e parë kundër Çekisë

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot (e enjte) në shtëpi kundër Republikës Çeke në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.

Djelmoshat e trajnerit Sylvinho vijnë nga një seri prej tri fitoreve dhe një barazimi nga katër ndeshjet e fundit dhe synojnë fitoren e radhës.

Një fitore ndaj Çekisë thuajse do ta zyrtarizonte kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024, kështu që imperativi i vetëm është rezultati pozitiv.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë pa humbje në katër ndeshjet e zhvilluara në këto kualifikuese dhe duan vetëm rezultat pozitiv për të qëndruar afër objektivit për kualifikim në Euro 2024.