Ferat Shala takon kryetarin e Kaçanikut : PDK është krenar me Besim Ilazin

Kandidati për deputet nga PDK’ja, Ferat Shala ka vazhduar takimin me kryetarin e komunës së Kaçanikut, Besim Ilazin.

Shala thotë se PDK është krenar me kryetarin Ilazi.

Ky është postimi:

Me kryetarin e komunës së Kaçanikut, Besim Ilazin

Besim Ilazi është njëri prej shembujve ekselent të lidershipit në Kosovën e pasluftës. Ai e udhëhoqi komunën e Kaçanikut për disa mandate, duke e transformuar atë në një qytet të zhvilluar, me infrastrukturë nga më modernet në rajon, qytet me fytyrë evropiane.

Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë është krenuar me kryetarin Ilazi, sepse ai më së miri e ka imlpementuar në praktikë vizionin e saj evropian e perëndimor për Kosovën.

Kontributi kombëtar i familjes së dr. Besimit, është tregim më vete. Atë tregim më së miri e ka shkruar babai i tij, dëshmori Qamil Ilazi – Komandant Bardhi.

Me dr. Besimin mburret PDK-ja, sepse personalitetet si ai janë vlerë jo vetëm për një komunë, por për krejt Kosovën.

SHARE