Kërkohen nga 30 ditë paraburgim për avokatin Berisha dhe gjashtë të dyshuarit tjerë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga gjykata që ta caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shtatë të pandehurve që ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

Në mesin e të ndaluarve është edhe avokati Besnik Berisha, ndaj të cilit prokuroria ka ngritur dyshime për kryerjen e veprave penale, “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”,

Për veprat e njëjta, përfshirë edhe atë të keqpërdorimit të pozitës, ngarkohen edhe gjashtë të ndaluarit tjerë.