Aksident mes dy veturave në Loshan të Pejës (VIDEO)

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në afërsi të fshatit Loshan të Pejës.
Sipas dëshmitarëve nga ky aksident ka të lënduar, njofton Klan Kosova.

Numri i aksidenteve është rritur ditëve të fundit në gjithë vendin. Sot në mesditë ndodhi edhe një aksident i rëndë në Gjilan ku si pasojë mbetën të lënduar tre persona.

Një lexues i Klan Kosovës ka dërguar edhe një video nga vendi i ngjarjes në Loshan të Pejës.