Aksident mes dy veturave në Leshan të Pejës (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në afërsi të fshatit Leshan të Pejës.
Sipas dëshmitarëve nga ky aksident ka të lënduar,

Numri i aksidenteve është rritur ditëve të fundit në gjithë vendin. Sot në mesditë ndodhi edhe një aksident i rëndë në Gjilan ku si pasojë mbetën të lënduar tre persona.

Një lexues i Klan info ka dërguar edhe disa foto nga vendi i ngjarjes në Leshan të Pejës.